Konflikt i armatosur në Prishtinë, një i vdekur dhe pesë të plagosur

02.09.2024 09:48

Një person dyshohet se ka mbetur i vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur në një përleshje me armë zjarri në lagjen “Aktash” në Prishtinë....

Një person dyshohet se ka mbetur i vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur në një përleshje me armë zjarri në lagjen “Aktash” në Prishtinë. Sipas informacioneve nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, nga Klinika Emergjente, tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Dyshohet se në konflikt janë përfshirë dy grupe derisa, sipas informacioneve, në konfliktin që ndodhi rreth orës 22:00 u përdorën edhe armë  zjarri. Personi i vrarë, Premtim Gashi, i cili nuk u mbijetoi të shtënave me armë zjarri, nuk kishte shumë kohë që ishte liruar nga burgu.