Sulmet ruse mbi Kharkiv, plagosen 41 persona, mes tyre pesë fëmijë

02.09.2024 10:49

Zyrtarët ukrainas deklarojnë...

Zyrtarët ukrainas deklarojnë se Kharkivi ka qenë shënjestër e sulmeve ruse, duke raportuar për të paktën 41 të plagosur.

Kreu rajonal Oleh Syniehubov tha se pesë fëmijë ishin në mesin e të plagosurve, ndërsa akuzoi Moskën se shënjestron ekskluzivisht infrastrukturën civile në qytet.

“Rusia po terrorizon edhe një herë Kharkivin, duke goditur infrastrukturën civile dhe vetë qytetin”, tha presidenti Volodymyr Zelensky pas sulmeve.

Zelensky përsëriti thirrjet e tij për aleatët perëndimorë që t’i japin Ukrainës gjithçka që i nevojitet për t’u mbrojtur.