Maqedoni

QMK: Situata me zjarret po vihet nën kontroll

02.09.2024 15:15

Nga Qendra për Menaxhim me Krizat kanë informuar se situata me zjarret ngadalë po vihet nën kontroll...

Nga Qendra për Menaxhim me Krizat kanë informuar se situata me zjarret ngadalë po vihet nën kontroll për faktin se temperaturat ngadalë po bien, por edhe numri i vogël i zjarreve, po e bën përballjen më të lehtë. Sipas Qendrës për Menaxhim me Krizat deri ditën e hënën 02.09.2024, deri në orën 14:00 në ambiente të hapura ka gjithsej 15 vatra zjarri, prej të cilave 8 janë aktive, 1 është nën kontroll dhe 6 janë shuar.
 
“Gjatë ditës së hënë 02.09.2024, deri në orën 14:00 në ambiente të hapura ka gjithsej 15 vatra zjarri, prej të cilave 8 janë aktive, 1 është nën kontroll dhe 6 janë shuar. Zjarret aktive për momentin janë  në komunën e Çashkës, Prilepit, Shtipit, Çuçer-Sandevës, Tearcës dhe në komunën e Sopishtës. Ndërsa nën Kontroll është zjarri në komunën e Dollnenit. Ndërsa zjarret tërësisht të shuara janë në komunat e Likovës, Staro Nagoriçanit, Gostivarit, Vrapçishtit, Prilepit dhe të Manastirit.”, - thuhet në komunikatën e Qendrës për Menaxhim me Krizat. 
 
Mihajllov: Drunjtë e djegura do të shiten
 
Nga ana tjetër, Ndërmarrja Publike “Pyjet e Maqedonisë’ po planifikon ndryshime në planet vjetore për të përfshirë prerjen e druve nga zonat e djegura. Siç ka bërë të ditur zëvendësdrejtori Kire Mihailov, sasia e drurit nga këto zona do të shitet me çmime të rregullta, e jo me çmime më të ulëta siç është praktikuar deri më tani. Me këtë masë synohet që të ndihmohet në zbutjen e efekteve të zjarreve masive që përfshiu vendin këtë verë. Ai përmendi zjarrin në Ograzhden të Strumicës, ku u dogjën rreth 700 hektarë sipërfaqe pyjore me një dëm prej rreth 7.5 milionë euro. 
 
“Qëllimi ynë është të zbusim pasojat. Në Ograzhden ku kemi rreth 12 deri më 13 mijë metër kub dru, janë prekur nga zjarri. Prandaj kemi vendosur që çmimi i tyre të jetë i njëjtë dhe në vend të çmimeve më të ulëta, do të synojmë të mbledhim rreth 5 deri në 6 milionë euro me çmim normal.”, ka theksuar zëvendësdrejtor në Ndërmarrjen “Pyjet e Maqedonisë”, Kire Mihailov.
 
Deri më 1 gusht në vend u dogjën rreth 60 mijë hektarë pyje, me dëme materiale rreth 26 milionë euro në masën drunore. Pikërisht Ministria e Bujqësisë me kërkesë të Ndërmarrjes “Pyjet e Maqedonisë” në pajtim me nenin 57, paragrafi 3 të Ligjit për pyje, ka dhënë pëlqimin për vendosjen e ndalimit të plotë të lëvizjes në pyje dhe toka pyjore. në periudhën nga ora 06:00 deri në 20:00, në territorin e menaxhuar nga ndërmarrja publike.


FITIM KRYEZIU