Botë

Lufta në Gazë mes bombardimesh, urisë dhe epidemisë

02.09.2024 17:17

Pavarësisht përpjekjeve për armëpushim, situata në Rripin e Gazës mbetet e njëjtë...

Pavarësisht përpjekjeve për armëpushim, situata në Rripin e Gazës mbetet e njëjtë, pasi Izraeli vazhdon me bombardimet dhe ofensivën ushtarake. Pamjet rrëqethëse tregojnë trupat e 48 të vrarëve gjatë 24 orëve të fundit në lagjen “Deir al-Balah”. Përveç bombardimeve, njerëzit në Gazë vdesin edhe nga uria dhe përhapja e sëmundjeve si rezultat i papastërtisë nga mungesa e ujit.
 
“Fushata e Kombeve të Bashkuara për vaksinimin e poliomielitit ka filluar. Siç mund ta shihni pas meje, tashmë janë qindra njerëz këtu, qindra familje dhe fëmijë, gati për të vaksinuar. Sëmundja është përhapur nga papastërtia, pasi nuk ka ujë të pastër.”, - u shpreh Loise Vaterridge nga UNRVA.
 
“Kam dëgjuar se ka një shpërthim të gjerë të poliomielitit dhe mësuam se janë bërë vaksinat. Unë jam shumë i shqetësuar për fëmijët e mi, ndaj do të shkoj t'i vaksinoj.”, - tha palestinezi, Norhan Shamallah.
 
“Për shkak të fëmijëve, paralizës, sëmundjes dhe jetës që jetojmë, është e gjitha një jetë e lodhshme dhe plot mërzi. O Zot, na lehtëso barrët e kësaj bote dhe le të kthehet gjendja si ishte!”, - u shpreh palestinezi, Ferial Abdo.
 
Numri i të vrarëve në Gazë është afro 41.000 që nga 7 tetori, kur forcat izraelite nisën një ofensivë kundër grupit militant palestinez Hamas në përgjigje të një sulmi në Izraelin jugor. Shifrat e fundit nga Ministria e Shëndetësisë në Gazë tregojnë se numri i të plagosurve është afro 94.000. Autoritetet izraelite thanë se 1.200 njerëz u vranë dhe rreth 250 u morën peng në sulmin e 7 tetorit. Të dielën, forcat izraelite njoftuan se kishin gjetur gjashtë trupat prej pengjeve.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU