Mundësia për armëpushim në Gazë, Bajden, Netanjahut: Nuk po punoni për arritjen e marrëveshjes

03.09.2024 10:28

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden, ka thënë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, nuk po bën mjaftueshëm për të siguruar një marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe një armëpushim me Hamasin.

Siç shkruan CNN, Bajden bashkë me kandidaten për presidente nga demokratët dhe zëvendëspresidenten Kamala Harris u takuan në atë që njihet si “Situation Rum”, për të hartuar një propozim për një marrëveshje për armëpushim në Gaza, e që thuhet se është “merre ose lëre”.

I pyetur nëse Netanjahu po bënte mjaftueshëm, Bajden u përgjigj shkurt duke thënë “jo”, shkruan CNN.

Tutje, ai shtoi se ShBA-ja nuk do të dorëzohet për të ndihmuar një armëpushim, duke thënë se “do të shtyjmë sa më shumë që të mundëmi” për të arritur  një marrëveshje.