MPB e përgatitur të përballet me sfidat
Ka informacione për destabilizimin e situatës së sigurisë...

Ka informacione për destabilizimin e situatës së sigurisë në vend, por MPB-ja është e gatshme të përballet me sfidat, thotë ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, duke pohuar se ende nuk ka një shqetësim të tillë për të thirrur Këshillin e Sigurimit.
Kështu vlerësoi Toshkovski gjatë hapjes së pikës së re për dhënien e dokumenteve personale, në kuadër të së cilës do të punohet në ndërrimin e dytë dhe të tretë.
“Ministria e Brendshme do t'i përgjigjet çdo sfide në të ardhmen, në kuadër të kompetencave të saj. Ne kemi treguar deri tani se mund të përballemi me të gjitha sfidat dhe t'i zgjidhim ato në përputhje me rrethanat. Kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Gjendja e sigurisë nuk është e rrezikuar deri në atë nivel që të thirret Këshilli i Sigurimit.” – tha Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
