QMK: Po përballemi me 4 zjarre aktive
Nga 32 zjarre në ambiente të jashtme...

Nga 32 zjarre në ambiente të jashtme, 27 janë shuar, një është vënë nën kontroll dhe katër janë aktive, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave.
Nga aty thonë se zjarret janë në komunën e Çashkës në malin Mukos afër fshatrave Stepanc, Omoranë dhe Oraov i Poshtëm; në komunën e Prilepit te fshatrat Peshtani, Kokre dhe Kalen; në komunën e Shtipit afër fshatrave Haxhi Hamzalit, Edekrelc dhe Toplik; në afërsi të poligonit Krivolak dhe në komunën Çuçer Sandevë, afër fshatit Tanushë.
Zjarri në fshatin e Demirhisarit, Vardinos është vënë nën kontroll.
Në rajonin e Shkupit janë shuar disa zjarre, si në komunën e Sopishtës afër fshatit Jabollcë; në komunën e Gjorçe Petrovit afër fshatit Kuçkovë; në komunën e Butelit afër rrugës së Kaçanikut dhe në afërsi të fshatit Luboten në dy vende, si dhe në komunën e Gazi Babës pranë fshatit Jurumleri.
