Maqedoni

MPB, zgjidhet kaosi me dokumentet personale, dokumentet do të lëshohen për 15 ditë

03.09.2024 15:20

Nuk ka rrëmujë para pikave për lëshimin e dokumenteve personale....

Nuk ka rrëmujë para pikave për lëshimin e dokumenteve personale. Qytetarët deri më tani kanë pritur një muaj për pasaportë dhe një muaj e gjysmë për letërnjoftim nga dita e aplikimit. Tani e tutje nga MPB-ja bëjnë të ditur se do të pritet vetëm 15 ditë. Qytetarët ende mund t'i marrin dokumentet e kompletuara në stacionin policor më të afërt.
 
“Parashtrova kërkesë për pasaportë, për letërnjoftim pritet një muaj, ndërsa për pasaportë një muaj e gjysmë.”, - tha një qytetar.
 
“Kam pritur rreth gjysmë ore, aplikova edhe për letërnjoftim, por edhe për leje, të gjitha për një ditë.”, - tha një qytetar tjetër. 
 
Ministria e Brendshme paralajmëron digjitalizimin për të thjeshtuar dhënien e dokumenteve personale në të ardhmen, në mënyrë që qytetarët të mund të shërbehen më thjesht dhe shpejt.
 
“Në të ardhmen ne do të angazhohemi sa më shumë që të jetë e mundur në fuqizimin e të drejtave diskrecionale dhe procesi i digjitalizimit do të fokusohet në ato çështje. Të gjitha procedurat do të normalizohen. Në 10 vjet nga tani, ne nuk do të kemi një problem të tillë. Temë tani nuk janë  as formularët për dokumentet personale dhe as problemet e tjera që kemi hasur.”, - deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
 
Mbi 750 mijë patentë shoferë janë dhënë me emrin e ri kushtetues.  Ndërkohë rreth një milion leje të vlefshme, por me emrin e vjetër kushtetues, mbeten për t’u ndryshuar. Deri në fund të vitit do të jenë të vlefshme patentat e shoferit me emrin e vjetër kushtetues. Pika për  dokumente në RTVM  do të mbyllet për një muaj e gjysmë për shkak të renovimit dhe do të zhvendoset në stacionin policor “Prolet”. Pas rinovimit, stacionet e policisë nuk do të përdoren më për dokumente personale.
 
FLUTURA LATIFI