Maqedoni

DAP: 129 punonjës do të duhet të kthejnë paratë

03.09.2024 15:55

129 punonjës të Administratës në Drejtorinë e të Ardhurave Publike do të duhet të kthejnë para, pasi që nga 12 shkurti...

129 punonjës të Administratës në Drejtorinë e të Ardhurave Publike do të duhet të kthejnë para, pasi që nga 12 shkurti i këtij viti kanë marrë pagë më të lartë me kontrata të lidhura në mënyrë të kundërligjshme, njoftoi drejtoresha e DAP-it, Elena Petrova. Sipas Petrovës, për këta të punësuar po kërkohet një zgjidhje më të përshtatshme. Një nga opsionet është edhe nënshkrimi i një marrëveshjeje të re kolektive.
 
“Do të anulohen kontratat me të punësuarit, marrëveshjet të cilat janë arritur pas shpalljes së zgjedhjeve, e cila do të ketë ndikim mbi pagat, të paguara ndaj punonjësve të caktuar që kanë marrë paga më të larta me ndryshimin e statusit të tyre. Punonjësit më të prekur të DAP-it tani janë të ekspozuar ndaj pasojave të vendimit të drejtoreshës të mëparshëm të DAP-it.”, - theksoi drejtoresha e DAP-it, Elena Petrova. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI