Maqedoni

Qeveria kufizon marzhën e pajisjeve shkollore

03.09.2024 16:39

Qeveria ka ngrirë marzhat e pajisjeve shkollore nga 5 për qind dhe jo më lartë se 10 për qind...

Qeveria ka ngrirë marzhat e pajisjeve shkollore nga 5 për qind dhe jo më lartë se 10 për qind. Sipas vendimit të Qeverisë janë ngrirë marzhat për lapsat, fletoret, ngjyrat, plastelinës dhe dhjetëra pajisjeve tjera shkollore. 
 
Sipas vlerësimeve që ka bërë Qeveria, shitja e tyre është për dy dhe trefish më e lartë nga çmimi i doganuar, gjë që sipas kryeministrit Hristijan Mickoski e bën të pabazë dhe të padrejtë veprimin e kësaj industrie. Në të ardhmen priten vendime plotësuese për reduktimin e harxhimeve shkollore. Mickoski tha se kjo masë nuk është e vonuar pasi analiza e tregut është bërë në ditët pranë fillimit të vitit shkollor.