Maqedoni
Toshkovski komenton përgatitjet e policisë për trazirat e mundshme këtë vjeshtë
03.09.2024 16:56
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka folur edhe për paralajmërimet për trazira të mundshme në vjeshtë...

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka folur edhe për paralajmërimet për trazira të mundshme në vjeshtë, të përsëritura disa herë nga kryetari i VMRO-së dhe kryeministri, Hristijan Mickoski.
Toshkovski i pyetur nga gazetarët për këtë çështje, tha se MPB-ja është e përgatitur dhe se do t’i përgjigjet çdo sfide që është në kuadër të kompetencave të saj.
