Botë

Bajdeni kritikon Netanjahun: Nuk bëri mjaftueshëm për të liruar pengjet

03.09.2024 17:17

Presidenti amerikan Bajden kritikoi kryeministrin izraelit se nuk bëri mjaftueshëm për të garantuar njëmarrëveshje për lirimin e pengjeve....

Presidenti amerikan Bajden kritikoi kryeministrin izraelit se nuk bëri mjaftueshëm për të garantuar njëmarrëveshje për lirimin e pengjeve. Ai tha se ende është në bisedime me liderët e Katarit dhe Egjiptit, e jo me Netanjahun. Me të do të diskutonte në fund të bisedimeve.
 
“Ne jemi ende në negociata. Jo me të, por me kolegët e mi nga Katari dhe Egjipti.”, - theksoi presidenti i ShBA-së, Xho Bajden. 
 
Hamasi tha se deklarata e Bajdenit ishte një pranim se Netanjahu po cenonte marrëveshjen. Netanjahu, nga ana tjetër, ka shprehur mosbesim për deklaratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara. Ai mbetet i bindur se duhet të kontrollojë Korridorin e Filadelfisë, duke e penguar Hamasin që ta përdorë atë për të kontrabanduar armë.
 
“Hamasi vrau me gjakftohtësi gjashtë nga pengjet tona. Pas kësaj vrasjeje të tmerrshme, nuk besoj se dikush serioz do të vinte dhe do të thoshte “tani bëni më shumë lëshime”. Unë me të vërtetë nuk mund ta besoj që presidenti Bajden e tha në të vërtetë këtë. Ky korridor është i ndryshëm nga vendet e tjera, ai përcakton të gjithë të ardhmen tonë. Ai, oksigjeni dhe armët e Hamasit.”, - deklaroi kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu. 
 
Korridori i Filadelfias është një mashtrim i ri për të shpëtuar koalicionin e Netanjahut, ka akuzuar opozita izraelite.
 
“Korridori është vetëm truk i tij i ri për të shmangur shembjen e koalicionit. Bëhet fjalë vetëm për politikë. Netanjahu foli sikur 7 tetori të mos kishte ndodhur para tij, sikur të mos ishte përgjegjës dhe fajtor për fatkeqësinë e madhe në vend. Kishte një gjë të tmerrshme nga deklaratat e tij, ai nuk do të bëjë një marrëveshje dhe t’i kthejë fëmijët tanë në shtëpi.”, - u shpreh kreu i opozitës izraelite, Jair Lapid. 
 
Presioni ndaj Netanjahut u rrit ndjeshëm pasi mësoi se Hamasi kishte vrarë gjashtë pengje të tjerë në Gazë. Familjet e zemëruara dhe protestuesit protestuan në rrugë, duke u përleshur me policinë. Në të njëjtën kohë, ushtria e Tel Avivit vazhdoi ofensivën e saj në Bregun Perëndimor. Palestinezët u plagosën në një sulm me dron, pasi persona të armatosur hapën zjarr mbi ta. Vaksinimet kundër poliomielitit vazhduan në enklavë pasi të dyja palët ndërluftuese ranë dakord për pauza të kufizuara për të lehtësuar fushatën.
 
BELINDA KOKA ADEMI