Maqedoni
MPB Maqedoni: Arrestohen dy persona të arratisur nga burgu
03.09.2024 20:20
MPB Maqedoni njofton se sot (03.09.2024) në Shkup, zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese...

MPB Maqedoni njofton se sot (03.09.2024) në Shkup, zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese në SPB Shkup e kanë arrestuar K.B (33) nga Shkupi. Ai ishte dënuar me dy vite burgim për vepër penale të kryer nga neni 247 i Kodit Penal, ndërsa me urdhër qendror kërkohej nga Burgu i Idrizovës për arratisje nga burgu.
“Po ashtu, sot (03.09.2024) rreth orës 13:25 në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup e kanë arrestuar D.G (27). Ai u dënua me një vit burg për vepër penale të kryer nga neni 215 i Kodit Penal dhe ishte në kërkim me urdhër qendror me urdhër gjykate për arratisje nga institucioni penal”.
“Personat do të dërgohen në institucionin kompetent penalo-korrektues për vuajtjen e dënimit”, thonë nga MPB.
