Botë

Angli: 5 fëmijë sulmojnë një të moshuar në park, ndërron jetë në spital

03.09.2024 21:12

Pesë fëmijë janë arrestuar nën dyshimin për vrasjen e një 80-vjeçari...

Pesë fëmijë janë arrestuar nën dyshimin për vrasjen e një 80-vjeçari, i cili u sulmua në një park në periferi të Leicester, Angli.
 
Bhim Sen Kohli, i cili po shëtiste qenin e tij në qytetin Braunstone, u sulmua rëndë të dielën dhe vdiq në spital mbrëmjen e së hënës, sipas mediave britanike.
 
Tre vajza dhe dy djem, të moshave 14 dhe 12 vjeç, po merren në pyetje nga policia.
 
Vajza e të moshuarit tha të hënën se e gjeti atë të shtrirë në tokë pasi kishte dëgjuar diçka jashtë shtëpisë së saj.
 
Sipas policisë, të rinjtë u larguan nga vendi i ngjarjes përpara se të arrinin shërbimet e urgjencës.