Maqedoni

16 vjetori i rënies së dëshmorit, Feriz Guri, promovohet libri “Feriz Guri, uragani i UÇK-së”

22.04.2015 18:00

Në 16 vjetorin e rënies së dëshmorit, Feriz Gurit, i njohur si komandat “Shpata” nga fshati Nikaj i Kaçanikut, në Shkup u promovua libri “Feriz Guri, uragani i UÇK-së” i autorit, Nusret Pllana...

Për të përkujtuar figurën dhe veprimtarinë e tij kombëtare, të pranishëm ishin shumë personalitete të skenës politike si nga Kosova, por edhe nga Maqedonia.  
 
“Jam munduar të bëj diçka, por çfarë do që të bësh për dëshmorët e kombit është pak… Është ky njeri, ky djalosh që me bombat “Bojler” është shquar në UÇK dhe i ka tmerruar armiqtë, duke hedhur në ajër topat e pushtuesit tonë shekullor serb”- deklaroi autori i librit, Nusret Pllana.
 
“Autori ka arritur të bëjë një retrospektivë kronologjike dhe analitike të historisë më të re shqiptare, duke filluar nga fillimi i shekullit XX deri te lufta çlirimtare, nëpërmjet të cilës ka arritur të lidhë moment më plenarë të historisë së lavdishme shqiptare”- tha historiani, Fati Iseni.
 
Ferik Guri, kreu me mesatare shumë të lartë Fakultetin e Elektroteknikës, por të gjitha njohuritë e tij ai i vuri në shërbim të kombit, në radhët e UÇK-së. Ra në krye të detyrës, më 22 prill të vitin 1999. 
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU