Zjarr i madh në Mariovë, 200 profesionistë përfshihen në shuarjen e tij

04.09.2024 10:35

Rreth 200 profesionistë, pjesëtarë të ushtrisë dhe policisë...

Rreth 200 profesionistë, pjesëtarë të ushtrisë dhe policisë do të shuajnë mëngjesin e sotëm zjarrin e madh që përfshiu edhe Mariovën, ku vija e zjarrit shtrihet në 20 kilometra, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave.

“Në shuarjen e zjarrit do të përfshihen edhe avionë. Zjarrfikësit nga Prilepi, Manastiri, Novaci, Mogilla, Kavadari dhe Resnja do të kenë përkrahjen edhe nga 70 pjesëtarë të Armatës, 20 pjesëtarë të njësive speciale të MPB-së, si dhe nga tridhjetë punonjës të Pyjeve Kombëtare. Gjithsej në terren do të angazhohen 195 profesionistë” – tha drejtori i QMK, Stojançe Angelov.

Zjarri ka përfshirë një pyll me kërcell të ulët dhe zjarri ka hyrë edhe në një pyll me pisha. Deri më tani nuk ka objekte të uzurpuara dhe nuk ka rrezik as për manastirin “Shën Ilia”.