BDI: Skandaloze qëndrimet e VLEN-it kundër shqipes

04.09.2024 11:39

BDI konsideron që qëndrimet e eksponentëve...

BDI konsideron që qëndrimet e eksponentëve të humbësve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, hyzmeçarëve të VMRO DPMNE-së, dhe shkelësve të vullnetit të shqiptarëve, kundër gjuhës shqipe janë skandaloze dhe të papranueshme.

“Çdo ditë, të parët e hyzmeçarëve, kryevazalët, dalin me qëndrime arsyetuese për deklaratën e Kryetarit të gjykatës kushtetuese kundër gjuhës shqipe dhe përsërisin qëndrimet e VMRO- DPMNE-së. Ky hap do të jetë goditja e rradhës dhe më e rëndë që i bëhet Marrëveshjes së Ohrit, legjitimitetit etnik, barazisë në vend dhe marrëdhënieve ndëretnike. Darko Kostadinovski u zgjodh anëtar në Gjykatën Kushtetuese si propozim i VMRO DPMNE-së, konkretisht ish-Presidentit Ivanov, ndërsa u bë kryetar në kohën e kësaj qeverie me legjitimitet monoetnik”, - akuzojnë nga BDI.

Justifikimi nga VLEN dhe mediat e afërta me to, theksojnë nga atje, për sakatosjen e gjuhës zyrtare shqipe është skandaloz dhe flet ata që janë të shitur, por edhe që po e shesin kombin shqiptar për pozitat e tyre thonë nga BDI.