Mblidhet Këshilli i Sigurimit, pengjet e Gazës në fokus të opinionit
Këshilli i Sigurimit është mbledhur...

Këshilli i Sigurimit është mbledhur me kërkesë urgjente të deputetit izraelit për çështjen e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gazë. Vrasjet e pengjeve nënvizojnë urgjencën e negociatave të armëpushimit, kumtojnë nga Shtëpia e Bardhë.
Finalizimi i marrëveshjes do të kërkojë që të dyja palët të tregojnë fleksibilitet. "Ne jemi shumë të qartë në qëndrimin tonë për mundësinë e pranisë izraelite në Gazë, që është se jemi kundër. Në propozimin e urës që ne parashtruam, Qeveria e Izraelit ra dakord për largimin e ushtrisë nga zonat me popullsi të dendur, si dhe nga korridori i Filadelfias në fazën e dytë të marrëveshjes së pengjeve.", tha Metju Miller, një zëdhënës i Departamenti i Shtetit.
Netanjahu nuk e shikoi publikun në sy dhe nuk i tha të vërtetën, kritikon ish-ministri izraelit i Mbrojtjes, Beni Gantz. Në Tel Aviv, protestat kundër Netanjahut vazhduan dhe përfunduan me përleshje me policinë.
