Raketat hipersonike ruse mbi Lviv, viktima dhe të lënduar, pezullohet mësimi
04.09.2024 12:30
Forcat ruse ndërmorën një sulm të ashpër...

Forcat ruse ndërmorën një sulm të ashpër gjatë natës kundër qytetit ukrainas të Lviv, në perëndim të vendit, me raketa hipersonike “Kinzhal”.
Lajmin e konfirmoi kryebashkiaku Andri Sadovi, i cili tregon se shpërthime të forta u dëgjuan në qytet pas alarmit për sulm ajror.
“Raketat Kinzhal mbi Lviv – shkroi kryebashkiaku në rrjetet sociale – Mbrojtja ajrore është në veprim. Mos bëni video! Qëndroni të sigurt!”. “Ndërtesat e banimit janë në flakë në zonën e stacionit kryesor të trenit”, - shtoi Sadovi.
Paraprakish u raportua për të paktën 3 viktima nga këto sulme dhe shumë të lënduar, teksa autoritetet lokale vendosën që mësimi të pezullohet në disa shkolla.
