Maqedoni

Ligji për përdorimin e gjuhëve, Mexhiti: Pse kushtetuesja nuk e shqyrtoi me vite?

04.09.2024 12:45

Zëvendëskryeministri o parë Izet Mexhiti i pyetur lidhur me shqyrtimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve...

Zëvendëskryeministri o parë Izet Mexhiti i pyetur lidhur me shqyrtimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve parashtron dilemën se pse kushtetuesja tani po merr në shqyrtim këtë lëndë derisa e mbante në sirtar disa vite me radhë.  
 
“E para, nuk ka dilema të shfuqizohet gjuha shqipe, por është dilema që është e hapur para shumë viteve për disa nene në kuadër të ligjit aktual. Shtrohet pyetja përse kjo Gjykatë Kushtetuese që për vite të tëra e ka pas lëndën në sirtarë, mu tani e nxjerr në sipërfaqe, kur e dijmë se Gjykata Kushutetuese përbëhet nga ekspontentë të BDI-së dhe LSDM-së. Mendoj se janë të gatshëm ta sakrifikojnë edhe gjuhën shqipe vetëm për të krijuar situata destabilizuese”, tha Mexhiti.