Botë

Izrael, pas vrasjes së pengjeve mblidhet Këshilli i Sigurisë

04.09.2024 17:17

Këshilli i Sigurimit është mbledhur me kërkesë urgjente të deputetit izraelit për çështjen e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gazë....

Këshilli i Sigurimit është mbledhur me kërkesë urgjente të deputetit izraelit për çështjen e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gazë. Forcat e armatosura izraelite lëshuan një paralajmërim në drejtim të lidershipit politik duke theksuar se çdo zgjerim i operacioneve në Gazë vendos në rrezik jetën e pengjeve. Netanjahu nuk e shikoi popullin në sy dhe nuk ia tha të vërtetën, kritikon ish-ministri izraelit i Mbrojtjes, Beni Gantz.
 
“Kryeministri nuk e shikoi publikun në sy dhe nuk e tha të vërtetën, se nuk do t'i kthente të gjallë pengjet, nuk do të mbronte vërtet korridorin jugor dhe nuk do t'i kthente njerëzit e veriut në shtëpitë e tyre dhe ai nuk e ndalon Iranin të merrte armë bërthamore.”, - deklaroi lideri i Partisë së Unitetit Kombëtar, Beni Gantz.
 
Vrasjet e pengjeve nënvizojnë urgjencën e negociatave të armëpushimit, vlerëson Shtëpia e Bardhë.
 
"Finalizimi i marrëveshjes do të kërkojë që të dyja palët të tregojnë fleksibilitet. Ne jemi shumë të qartë në qëndrimin tonë për mundësinë e pranisë izraelite në Gazë, që është se jemi kundër. Në propozimin e urës që ne parashtruam, qeveria e Izraelit ra dakord për largimin e ushtrisë nga zonat me popullsi të dendur, si dhe nga korridori i Filadelfias në fazën e dytë të marrëveshjes së pengjeve.", - theksoi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Metju Miller.
 
Në fillim të kësaj jave, kreu i forcave të armatosura, Herzi Halevi, vizitoi tunelin në Rafah, ku u gjetën trupat e 6 pengjeve të vrara, ngjarje e cila nxiti një valë protestash dhe një grevë. Protestat në Tel Aviv kundër Netanjahut përfunduan me përleshje me policinë.
 
FITORE DEMOLLI