Zelenski: Qëllimet në Kursk po zbatohen

05.09.2024 11:15

Të gjitha objektivat e përcaktuara të operacionit Kursk....

Të gjitha objektivat e përcaktuara të operacionit Kursk janë duke u zbatuar, vuri në dukje presidenti ukrainas. Pas sulmeve të fundit në Lviv dhe KrvIi Rih, Zelensky thotë se është e rëndësishme që bota të shohë terrorin rus.

“Është e rëndësishme që bota ta shohë këtë terror dhe të reagojë ndaj tij, ndaj gjithçkaje që Rusia po bën kundër popullit tonë, kundër vendit tonë. I jam mirënjohës të gjithë figurave politike dhe publike, çdo lideri që mbështet Ukrainën dhe ukrainasit dhe dënon terrorin rus Është e rëndësishme që bota ta shohë këtë terror dhe të reagojë ndaj tij, ndaj gjithçkaje që Rusia po bën kundër popullit tonë, kundër vendit tonë. I jam mirënjohës të gjithë figurave politike dhe publike, çdo lideri që mbështet Ukrainën dhe ukrainasit dhe dënon terrorin rus. Gjithashtu u jam mirënjohës të gjithë gazetarëve nga Ukraina, Evropa dhe bota që flasin të vërtetën për atë që po ndodh, për këtë luftë dhe për rëndësinë e mbrojtjes së jetës”, tha Volodymyr Zelensky, Presidenti i Ukrainës.

Kreu i Agjencisë së Monitorimit Bërthamor të Kombeve të Bashkuara vizitoi termocentralin bërthamor Zaporozhye në Ukrainën jugore. Sipas Grossit, situata në impiantin më të madh bërthamor të Evropës është shumë e brishtë.