Vijojnë sulmet izraelite në Bregun Perëndimor

05.09.2024 11:42

Zyrtarët shëndetësorë palestinezë...

Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se sulmet ajrore izraelite në Bregun e pushtuar Perëndimor kanë lënë të vrarë pesë persona, përfshirë djalin e një militanti të njohur që gjendet në burg. Izraeli po kryen bastisje në shkallë të gjerë në territor në javët e fundit dhe thotë se këto operacione kanë për qëllim shkatërrimin e grupeve militante dhe parandalimin e sulmeve.

Palestinezët druajnë se po zgjerohet lufta në Gazë. Sulmet ajrore të kryera gjatë natës në qytetin Tubas, në veri të Bregut Perëndimor, lanë të vrarë pesë persona, përfshirë Mohamed Zubeidi, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë më 5 shtator. Babai i tij, Zakaria Zubeidi, është një komandant i njohur militant gjatë kryengritjes të dytë palestineze në fillim të vitit 2000, i cili kishte marrë pjesë në ikjen nga burgu më 2011.

Ai ishte arrestuar disa ditë më vonë. Ushtria izraelite ka thënë se ka kryer tre sulme ajrore në Tubas ndaj militantëve, që tha se kanë kërcënuar ushtarët izraelitë.