Ministria e Ekonomisë, vauçerë për të punësuarit deri në 50 mijë denarë
Ministria e Ekonomisë dhe Punës...
Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të ndajë 1.777 vërtetime për turizëm për të gjithë të punësuarit me të ardhura mujore neto deri në 50 mijë denarë.
Ministri Durmishi thotë se kjo masë do të ndihmojë sektorin e gastronomisë dhe të punësuarit në këtë sektor, gjegjësisht duke iu mundësuar dhe qytetarëve të realizojnë pushime. Vauçeri kap vlerën prej 18 mijë denarëve.
“Interesi për këtë masë ishte shumë i lartë si nga gastronomët, por dhe nga aplikantët, duke marrë parasysh që Ministria e Ekonomisë ndihmon objektet gastronomike edhe jashtë sezonit. Lista e objekteve gastronomike ku do të mund të shfrytëzohen vërtetimet do të publikohen në ueb faqen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës dhe mund të shfrytëzohen duke filluar nga 15 shtatori i vitit 2024. Afati përfundimtar i përdorimit të vërtetimit të vauçerëve është 1 dhjetori i këtij viti.”, - deklaroi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.
Ministri Durmishi thotë se në periudhë të shkurtër pritet të miratohen dhe disa masa për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore.
“Vendosëm ngrirje të çmimeve për produktet që kanë nevojë familjet ku shpenzimet janë më të mëdha. Do të ketë ngrirje te çmimeve në sezonin e vjeshtës, dimrit, pranverës dhe të verës që t’u dalim në ndihmë qytetarëve. Do të propozojmë dhe pako të tjera që shpenzimet të jenë më të lira dhe do t’u mundësohet rritja e standardit jetësor.”, - theksoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.
Sa i përket uljes së marzhës së fitimit për kompanitë e huaja, ministri Durmishi potencon se asgjë nuk është definitive, por benefitet do të ishin të mëdha në rast të ardhjes së investitorëve të huaj. (Gazmend Rexhepi, TVM2)