Botë

7.5 vjet burg për aktivistin azerbajxhanas

22.04.2015 19:02

Një aktivist i shquar i të drejtave të njeriut në Azerbajxhan, Intiqam Aliyev, është dënuar me 7 vjet e gjysmë burg...

Gjykata për Krime të Rënda në Baku e ka shpallur atë fjator për evazion fiskal, sipërmarrje të paligjshme dhe abuzim me detyrën.
 
Në dëshminë e tij para se të shpallej dënimi, Aliyev ka thënë se rasti kundër tij është i motivuar politikisht.
 
Ai ka thënë se është ndjekur penalisht në shenjë hakmarrjeje, pasi ka dërguar mbi 200 raste në Gjykatën Evropian për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.
 
Aliyev është arrestuar në muajin gusht.
 
Ai është njëri nga disa aktivistë, gazetarë dhe kritikë të qeverisë që janë arrestuar vitin e kaluar për shkak të mospajtimeve me autoritetet./evropaelire