Maqedoni
Mucunski: Ndryshime në komisionet me Sofjen dhe Athinën
05.09.2024 19:24
Ministri i Punëve të Jashtme, Mucunski, tha se janë duke u zhvilluar konsultimet...

Ministri i Punëve të Jashtme, Mucunski, tha se janë duke u zhvilluar konsultimet për ndryshimin e përbërjes së komisioneve të përbashkëta për çështje historike dhe arsimore me Bullgarinë dhe Greqinë. Sipas tij, jo të gjithë anëtarët do të ndryshohen për të ruajtur kontinuitetin, por ka thënë se është veçanërisht i pakënaqur me punën e njërit prej kryetarëve të komisioneve.
“Që në fillim të mandatit, duke kuptuar rëndësinë e dy komisioneve, u takova me ambasadorin, Gaber, dhe profesorin, Gjeorgiev, për të parë se çfarë ata bënë dhe çfarë arritën. Unë mendoj se për shkak të specifikës së punës së tyre nuk mund të publikojmë gjithçka, por jam mjaft i habitur që këto ditë shoh një shkencëtar, i cili paguhet shumë për të bërë punë shkencore dhe përpiqet të profilizohet politikisht, pavarësisht se ai është ende në mandat. Kjo minon pozicionet e jashtme politike të shtetit. Ne politikanët kemi legjitimitet për punën politike dhe shkencëtarët për punën shkencore. Jam i zhgënjyer nga një qasje e tillë.”, - deklaroi ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.
