Botë
Vazhdojnë sulmet në Rripin e Gazës, Hamasi i bën thirrje Tel Avivit: Të pranohet propozimi i Uashingtonit
05.09.2024 19:41
Izraeli duhet të zbatojë operacione kundër terrorizmit në Gazë kundër individëve...

Izraeli duhet të zbatojë operacione kundër terrorizmit në Gazë kundër individëve të përfshirë në terrorizëm dhe individëve që paraqesin kërcënim për civilët, por jo kundër popullatës më të gjerë palestineze, Shtëpia e Bardhë po zhvillon një propozim të ri armëpushimi me homologët e saj egjiptianë dhe kolegët në Katar, në një përpjekje për t'i dhënë fund luftës.
“Qeveria e Izraelit, që nga kryeministri e deri në fund, e pranoi propozimin e presidentit që përfshinte tërheqjen e forcave izraelite nga zonat me popullsi të dendur në të gjithë Gazën. Çdo orë të ditës ne po përpiqemi të kuptojmë se si mund t'i kapërcejmë këto ndarje dhe të gjejmë një mënyrë për të arritur një marrëveshje armëpushimi.”, - deklaroi zëdhënësi i Departamentit të ShBA-ve, Metju Miller.
Hamasi thotë se duhet të ushtrojë presion ndaj Izraelit që të pajtohet me një plan të ShBA-së që grupi ka pranuar tashmë, i cili përfshin një zbatim në faza të një armëpushimi, një shkëmbim të pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë dhe një tërheqje të plotë të trupave izraelitë nga enklava. Kryeministri Netanjahu është i bindur se Korridori i Filadelfias duhet të mbetet nën kontrollin e Izraelit. Nga ana tjetër, izraelitët protestuan në Tel Aviv për të katërtën ditë.
“Unë jam i tmerruar nga fakti që Netanjahu ka vendosur të braktisë çdo person që është tani në Gazë, çdo izraelit. Isha i tronditur nga ajo që ndodhi të dielën kur gjetën gjashtë trupat e pengjeve të vrarë nga Hamasi. Netanjahu e lejoi të ndodhte. Qeveria izraelite vendosi të shmangë marrëveshjen vetëm për të ruajtur sundimin e saj, vetëm për të ruajtur aftësinë e saj për të mbajtur qeverinë dhe kjo është krejtësisht e gabuar.”, - tha një demonstrant.
Në Gazë, rreth 190.000 fëmijë janë vaksinuar kundër poliomielitit.
“Në tre ditët e para, ne vaksinuam më shumë se 187.000 fëmijë nën moshën dhjetë vjeç në Gazën qendrore. Por, nevojat e tjera shëndetësore mbeten të mëdha. Ne e pranojmë se është respektuar pauza humanitare për të mundësuar zbatimin e sigurt dhe të suksesshëm të fushatës së vaksinimit. Ne kërkojmë jo vetëm që të mbetet kështu, por edhe të ketë armëpushim.”, - theksoi drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së, Tedros Adhanom Gebrejesus.
Ushtria izraelite shpalli se në javët e fundit ka likuiduar më shumë se 200 terroristë në Rafah, në jug të rripit të Gazës. Vijojnë edhe operacionet në pjesën veriore të Bregut Perëndimor.
FLUTURA LATIFI
