Maqedoni

Parashikimi i motit

06.09.2024 08:59

Këtë të premte, vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti do të jetë me alternime vranësirash si dhe kthjellime pas orëve të mesditës. Era do të fryjë e lehtë me drejtim jugor.
 
Temperaturat minimale parashikohen prej 11 deri 20°C, ndërsa ato maksimale prej 27°C deri 35°C.
 
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të dobët jugore. Pasdite në disa pjesë të luginës me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe kushte për stuhi afatshkurtër. Temperatura minimale do të zbresë deri në 17°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 34°C.