Maqedoni
6 zjarre aktive në vend
06.09.2024 11:50
Gjatë ditës së djeshme në hapësirë të hapur kanë ndodhur gjithsej 34 zjarre...

Gjatë ditës së djeshme në hapësirë të hapur kanë ndodhur gjithsej 34 zjarre, nga të cilat gjashtë janë aktive, një është vënë nën kontroll, ndërsa pjesa tjetër është shuar, njoftoi paraditen e sotme Qendra për Menaxhimin e Krizave.
Aktiv është zjarri në Mariovë, ku digjet bimësi me kërcell të ulët, bar të thatë dhe pyll me pisha. Një zjarr ka edhe në malin Mukos në Çashkë. Një pyll me kërcell të ulët digjet në afërsi të Breznicës, komuna e Petrovecit. Në fshatrat Haxhi Hamzali, Edeklertsi dhe Toplik, në terrenin stërvitor Krivolak, komuna e Shtipit, digjet një pyll me kërcell të ulët, dëllinja dhe bar i thatë. Ndërsa zjarri në afërsi të fshatit Tanushë, komuna Çuçer-Sandevë është ende aktiv. Në afërsi të fshatit Desovë, komuna e Dollnenit, po digjen bar i thatë dhe pyll i përzier. Zjarri në deponinë afër Krushevës është nën kontroll.
