Botë
Dialogu dhe siguria, Lajçaku dhe ministri i Turqisë vizitojnë Kosovën
06.09.2024 12:12
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak..

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, sot vizitojnë Kosovën.
Zyrtari nga Brukseli njoftoi se qëllimi i tij është të përgatisë një takim në nivel kryenegociatorësh. Lajçaku pas Prishtinës nuk do ta vizitojë Beogradin. Javën e kaluar, gjatë pjesëmarrjes në forumin për siguri, Globsek, emisari evropian u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Pragë.
Ministri turk, ndërkohë, do të takohet me zëvendëskryeministren, Donika Gërvalla. Vizita e Fidanit në Prishtinë vjen në një kohë kur Kosova kërkon të forcojë marrëdhëniet me Ankaranë, të marrë armatime, por gjithashtu vjen pasi inteligjenca e Turqisë ndaloi një shtetas të Kosovës me dyshimin se drejtonte operacionet e shpërndarjes së parave për veprime spiunazhi në ndihmë të Mosadit izraelit.
