Maqedoni
IShP, në vend rasti i dytë me fruth
06.09.2024 14:52
Është regjistruar rasti i dytë me fruth te një fëmijë 12-vjeçar nga fshati Konjare e Poshtme, komuna e Petrovecit...

Është regjistruar rasti i dytë me fruth te një fëmijë 12-vjeçar nga fshati Konjare e Poshtme, komuna e Petrovecit, njofton Instituti i Shëndetit Publik. Sipas të dhënave klinike, simptomat fillestare të pacientit filluan më 30 gusht me një skuqje të vogël fillimisht në fytyrë, pastaj në gjoks dhe shpinë, temperaturë të lartë, rrjedhje nga hunda, kollë dhe të vjella. I sëmuri po trajtohet në shtëpi pasi ka refuzuar shtrimin në spital.
“Në familje, përveç fëmijës së prekur me fruth, jetojnë edhe 5 fëmijë të tjerë. Nga 5 fëmijët, 3 janë plotësisht të vaksinuar, ndërsa fëmija me fruth nuk është fare i vaksinuar, ata refuzojnë të vaksinohen. Janë dhënë rekomandime. Sipas ligjit nuk takon izolim, por vetëm rekomandime. Sipas anketave epidemiologjike prindërit dhe fëmija tregojnë se ditëve të kaluara prej se janë kthyer nga Novi Pazari i Serbisë, fëmija nuk ka shkuar në shkollë dhe as vëllai që nuk është vaksinuar.”, - deklaroi drejtoresha e IShP-së, Marija Andonova.
Në RMV gjatë vitit 2024 janë raportuar gjithsej 2 raste të konfirmuara me fruth. Në dhjetëvjeçarin 2014-2023 janë regjistruar gjithsej 2.020 pacientë me këtë sëmundje. Epidemi janë regjistruar në 2014, 2017, 2018 dhe 2019. Epidemia e fundit e regjistruar e kësaj sëmundjeje në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka filluar në vitin 2018 dhe është raportuar në vitin 2019 me gjithsej 1.901 persona të regjistruar në 24 qytete të vendit.
VLORA LATIFI TOPOJANI
