Maqedoni

Politikë e jashtme, Mucunski për vizitë në Budapest

06.09.2024 15:47

Procesi eurointegrues i vendit vazhdon të jetë temë diskutimi e politikanëve tanë me zyrtarët evropianë...

Procesi eurointegrues i vendit vazhdon të jetë temë diskutimi e politikanëve tanë me zyrtarët evropianë. Kryediplomati Mucunski me ftesë të homologut të tij hungarez, Sijarto, për vizitë në Budapest, vend që kryeson me Unionin Evropian. Perspektiva e vendit, bashkëpunimi në ekonomi dhe tregti, në fokus të bisedave të shefit të diplomacisë me zëvendëskryetarin e Kuvendit hungarez, Ishtvan Jakab. Takimet me miqtë evropian do të sjellin iniciativa me rëndësi për jetën e qytetarëve, ka thënë Mucunski, ndërkaq kërkon që politika e jashtme të shihet si praktikë nga e cila fitimtare kryesore do të dalë shoqëria.
 
“Fokusi i takimeve tona është procesi eurointegrues i shtetit, nevoja për reforma, përkrahja bilaterale që mundet Hungaria të na e jep në këto procese, e cila nuk është vetëm politike, por qytetarët e dinë se është edhe lidhje ekonomike, tregtare. Kemi shumë mundësi. Mund të marrim shumë përvoja. Duhet të jemi vigjilent, të bashkëpunojmë me të gjithë miqtë tanë në Bashkimin Evropian. Por të theksojmë se Hungaria është edhe partneri ynë në NATO, që do të thotë se kemi sfida të caktuara të sigurisë, por edhe reforma të sigurisë të cilat mund t’i realizojmë së bashku. Politikën e jashtme duhet të ndalemi ta shohim si retorikë dhe demagogji, por si një proces, si politikë që sjellin standarde më të mira, shtet më të suksesshëm që ka prosperitet dhe zhvillim.”, - deklaroi ministri i Jashtëm, Timço Mucunski. 
 
Në kuadër të vizitës së tij në Budapest, Mucunski në takim edhe me kryetarin e grupit për miqësi në Hungari, ndërkaq ka mbajtur edhe ligjërata para studentëve në akademinë diplomatike të Hungarisë.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU