Maqedoni
SPB – Tetovë, gjendet i vdekur një 68-vjeçar në një hotel
06.09.2024 16:33
Në një hotel në Tetovë është gjetur i vdekur dje një shtetas i huaj...

Në një hotel në Tetovë është gjetur i vdekur dje një shtetas i huaj, bën të ditur Sekretariati i Punëve të Brendshme.
“Është konstatuar se bëhet fjalë për P.J.R. (68) nga Britania e Madhe. Prokurori publik dhe zyrtarët policorë nga SPB - Tetovë kanë kryer këqyrje në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorisë Publike, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.”, thuhet në kumtesën e SPB - Tetovë. Mjeku i Mjekësisë Emergjente ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune.
