Maqedoni
NELT dhe UNICEF, trajnim për ndryshimet klimatike
06.09.2024 16:51
Nxënësit duhet të mësojnë se si duhet ta ruajnë ambientin jetësor dhe si të përballen me ndryshimet klimatike....

Nxënësit duhet të mësojnë se si duhet ta ruajnë ambientin jetësor dhe si të përballen me ndryshimet klimatike, u tha gjatë promovimit të projektit për arsim profesional. Kjo parashihet me nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit për promovimin e arsimit profesional, të Grupit NELT dhe UNICEF, e cila do t'u sigurojë nxënësve të shkollave të mesme profesionale mësimin praktik të aftësive të gjelbra.
"Kjo iniciativë do t'u mundësojë nxënësve të fitojnë përvojë dhe njohuri të vlefshme që do t'i bëjnë ata më konkurrues në tregun e punës dhe në të njëjtën kohë do të kontribuojnë për një të ardhme më të qëndrueshme për të gjithë.", - deklaroi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.
“Nevoja për njohuri për ndryshimet fizike atmosferike dhe se si ato ndikojnë në ndryshimet klimatike janë shumë të rëndësishme, veçanërisht në krijimin e programeve inovative që do të ndihmojnë në reduktimin e ndikimeve negative në sektorët e ndjeshëm dhe departamente tjera. Multidisiplina e këtij problemi ofron zgjidhje të tilla, njohja e karakteristikave fizike të klimës, do të ndihmojë në të ardhmen për t’u përballuar dhe për të zgjidhur të gjitha problemet që sjellin ndryshimet klimatike.”, - theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.
Përfaqësuesja e UNICEF-it në vend tha se fëmijët janë më të rrezikuar nga ndotja e ajrit, që është shkak i ndryshimeve klimatike.
“Fëmijët thithin më shumë ajër të ndotur, për shkak se për kilogram të peshës thithin më shumë ajër. Ekspozimi në ajër të ndotur ndikon në zhvillimin e trurit, mushkërive të bardha dhe në organet tjera të trupit dhe kjo ndikon në shëndetin e tyre deri në fund të jetës, duke ngadalësuar procesin e nxënies, pasi fëmijët nuk mund të mësojnë nëse kanë toksina të tepërta. Gjithashtu ndryshimet klimatike ndikojnë edhe në tregun e punës.”, - u shpreh përfaqësuesja e UNICEF-it në MV, Lesli Miller.
Ky partneritet është pjesë e partneritetit global për fuqizimin e sistemeve arsimore në Serbi, Maqedoni, Bosnje dhe Hercegovinë, i cili në vitin 2026 do të shtrihet edhe në Angolë.
FARIJE DAUTI BAKIJU
