botë

Liderët e BE, samit të jashtëzakonshëm në Bruksel

23.04.2015 10:29

Udhëheqësit e shteteve europiane mblidhen sot në Bruksel në një samit urgjent...

Çështja kryesore është fluksi i jashtëzakonshëm i refugjatëve nga vendet e Afrikës dhe Lindjes së Mesme.
 
Pritet që në samit të miratohet një strategji e re në bazë, të së cilës Mesdheu të patrullohet nga anije ushtarake.
 
Kryeministri italian Mateo Renci propozoi që anijet, që përdorer trafikimin e refugjatëve, të shkatërrohen që në nisje.
 
Një strategji e ngjashme u diskutua edhe të hënën në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve europiane në Luksemburg.
 
Të dielën, një peshkarexhë e nisur nga brigjet libiane u fundos në ujërat e Mesdheut me mbi 800 refugjatë në bord.