Botë

Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja Izrael – Hamas, e mundur

06.09.2024 18:00

Vijon operacioni i Armatës izraelite në Bregun Perëndimor....

Vijon operacioni i Armatës izraelite në Bregun Perëndimor. Avionë ushtarak izraelit gjatë natës goditën depo të armëve në Libanin Jugor. Kryeministri Netanjahu mohon raportet për marrëveshje të mundshme për ndërprerje të luftimeve dhe pohon se Hamasi e hedh poshtë çdo marrëveshje të arritur. Nga Hamasi thonë se Netanjahu i shfrytëzon negociatat që të vazhdojë agresionin. 
 
“Është rënë dakord për kuadrin bazë të kontratës. Ajo që po flasim tani janë detajet e zbatimit dhe konkretisht shkëmbimi i të burgosurve dhe tani kjo llogaritje është e ndryshme për shkak të asaj që ndodhi gjatë fundjavës. Kam dëgjuar se çfarë tha kryeministri. Unë nuk do të grindem me të. Por, ajo që mund t'ju siguroj është se komunikimi ynë me homologët tanë izraelitë vazhdon”, - deklaroi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë. 
 
Vikendin e kaluar janë zbuluar trupa të pengjeve izraelitë të cilët i mbante Hamasi pas çka filluan demonstrata masive në Tel Aviv me kërkesa për ndërprerje të zjarrit.
 
FLUTURA LATIFI