Botë

Konflikti Rusi – Ukrainë, Ukraina kërkon më shumë armatim

06.09.2024 18:18

Nevojat ushtarake të Kievit janë tema e takimit të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës....

Nevojat ushtarake të Kievit janë tema e takimit të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në bazën ajrore Ramstein, Gjermani. Aleatët përballen me thirrje të reja për mbrojtje ajrore shtesë dhe lehtësimin e kufizimeve se sa larg mund të përdorë Ukraina në Rusi armë nga partnerët e saj.
 
“Ne do të përdorim gjithçka që mundemi për t'u siguruar që do të vazhdojmë t'i ofrojmë Ukrainës atë që i nevojitet, si në afat të shkurtër, ashtu edhe në atë afatgjatë. Ne e dimë se mbrojtja ajrore është një nga prioritetet kryesore për ukrainasit.”, - deklaroi zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Sing.
 
Tashmë ka një vendim të qartë nga Rumania në lidhje me sistemin Patriot, vuri në dukje Zelenski, duke u bërë thirrje partnerëve të zbatojnë paketën e plotë të vendimeve të miratuara në Samitin e NATO-s në Uashington në korrik. Pas zëvendësimit të gati një duzinë zyrtarësh, ai thotë se është e rëndësishme që institucionet të punojnë sa më aktivisht. Sulmet me dronë vazhdojnë në vijën e frontit.
 
“Ka pasur ndryshime në Qeveri. I jam mirënjohës Parlamentit për mbështetjen e kandidatëve përkatës. Është me rëndësi vendimtare që institucionet qeveritare tani të punojnë sa më aktivisht se më parë  në të gjitha nivelet.”, - deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
 
“Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Drejtësisë zgjeroi padinë e tij kundër Rusisë për sulmet e Maluar Uisper Gejt, të cilat kishin për qëllim shkatërrimin e sistemeve kompjuterike në Ukrainë dhe 26 aleatët e NATO-s dhe ShBA-së në pritje të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022. Inteligjenca ushtarake ruse akuzohet për komplot përpara pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.”, - theksoi Metju Olsen nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare.
                                                                                                     
Qeveria amerikane po ofron një shpërblim prej 60 milionë dollarësh për informacion mbi vendndodhjet që çojnë në inteligjencë. 


FLUTURA LATIFI