Maqedoni

Në 8 aksidente dje në Shkup, 8 persona të lënduar

23.04.2015 10:36

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së trafikut është kryer kontroll në gjithsej tteë aksidente rrugore...

Prej tyre, dy me pasojë të dëmit material dhe gjashtë me pasojë të lëndimeve të lehta trupore në të cilat lëndime trupore janë marrë tre shoferë të automjeteve motorike, një bashkudhëtarë, dy këmbësorë, një çiklist dhe një shofer i motoçikletës.
 
Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar 25 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë ose kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, 14 shoferë të cilët nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose e kanë shfrytëzuar telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit, si dhe 10 shoferë të cilët nuk i kanë dhënë përparësi në kalim këmbësorëve në vendkalimet e shënuara për ta ose e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, gjegjësisht kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit.
 
Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" gjatë 24 orëve të fundit nga ana e policës së trafikut janë larguar 76 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të qarkullimit.
 
Sot Sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacioni rrugor do të mbajë trajnim në komunikacion me fillim në orën 19:00 në hapësirat e Stacionit policor nga kompetencat e përgjithshme Gazi Babë në të cilin do të marrin pjesë qytetarë pjesëmarrës në komunikacion të cilët kanë bërë kundërvajtje në baza të ndryshme në cilësi të këmbësorëve.
 
Sot Sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të mbajë aktivitete edukative në SHF "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" me nxënësit e klasës së katërt.
 
Sot me fillim në orën 9:30 përgjatë lumit Vardar te kisha "Shën Jovan kërstitell", nën urën "Binjakët" do të mbahet testim i modulit stërvitës në kuadër të projektit për shpëtim nga përmbytjet "Vardar 2015" dhe në orën 12:00 në organizim të Plenumit të nxënësve të shkollave të mesme dhe Plenumit studentor do të mbahet marsh studentor nëpër rrugët në rajonin qendror të qytetit.
 
Nga policia e trafikut apelojnë deri te shoferët të kenë durim, t'i respektojnë shenjat e komunikacionit dhe urdhrat të cilat do t'i japin nëpunësit policor./mia