Botë

SHBA: Mundësia që Irani ta furnizojë Rusinë, alarmuese

07.09.2024 12:15

Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderojnë se furnizimi i Rusisë me raketa balistike iraniane...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderojnë se furnizimi i Rusisë me raketa balistike iraniane do të shkaktonte përshkallëzim të fortë të luftës në Ukrainë. Reagimi vjen pas raportimeve se Irani dhe Rusia e kanë thelluar bashkëpunimin për transferimin e armëve të tilla.

Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Sean Savett, tha se Shtetet e Bashkuara janë të alarmuara nga këto raportime.
 
“Çfarëdo transferimi i raketave balistike iraniane në Rusi do të përbënte përshkallëzim dramatik në mbështetjen e Iranit për luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Savett.
 
Ëall Street Journal raportoi më 6 shtator se raketat me rreze të shkurtra veprimi janë dërguar në Rusi nga Irani.
 
Reuters raportoi në gusht se Rusia po e pret një dërgesë me qindra raketa balistike me rreze të shkurtra veprimi, Fath-360.
 
Më gjithë dëshmitë e mëdha, Teherani vazhdon të mohojë se dronët e tij po përdoren nga Rusia kundër Ukrainës. Kjo nuk i ka ndaluar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian të vendosin sanksione ndaj Iranit për mbështetjen e Moskës.