Maqedoni
Gjendja me zjarret, QMK: 7 aktive, tre nën kontrollë
07.09.2024 13:24
As reshjet e herëpashershme të shiut nuk ndihmuan për t’i llokalizuar dhe shuar të gjitha zjarret në vend...

As reshjet e herëpashershme të shiut nuk ndihmuan për t’i llokalizuar dhe shuar të gjitha zjarret në vend. Autortietet vazhdojnë të ballafaqohen me stuhitë e mëdha me zjarret. Brenda 24 orëve të fundit në tërë territorin e vendit tonë janë regjistruar gjithësej 19 zjarre. Prej tyre, 9 janë shuar tërësisht, 3 janë duke u mbajtur nën kontroll dhe 7 të tjera janë ende aktive. Tre zjarre më serioze ndodhen në zonën e Mariovës të Prilepit, ku tashmë për gjashtën ditë me rradh kjo zonë malore është pothuajse e gjitha nën flakë dhe tym, zjarre të cilët janë përhapur në një sipërfaqe prej 120 kilometrave.
“Për momentin kemi evidentuar 4 - 5 zjarre aktive, të cilët janë me intensitet më të madh dhe serioze. Njëri prej tyre ndodhet në afërsi të fshatit Krushevicë, i dyti ndodhet në Bonçe dhe tek një pjesë e Shtavicës, më pas në Dunje, Dren - Smollani, si dhe në Bellovodicë. Këto zjarre kanë kapluar rreth 15 mijë hektarë tokë.”, tha kryetari i komunës së Prillepit, Borce Jovfçevski.
Ekipet e përbashkëta të zjarrfikësve, armatës, policisë vullënetarëve dhe punonjësve komunal po intervenojnë nga ajri dhe toka, mirëpo për t’i lokalizuar ato fillimisht dhe për t’i shuar ato në tërësi, autoritet shpresojnë se kjo gjë do të arrihet vetëm me ndihmën e reshjeve të shiut, të cilët janë paralajmëruar për ditën e shtunë.
“Unë sinqerisht po shpresojë se sot në Prillep do të ketë rreshje me intenzive të shiut, mirëpo edhe dje patëm paralajmrim për rreshjet më intenzive të shiut, por nuk ra një pik shiu në vendet ku patëm zjarre. Kështu ndodhi dje në Katllanovë, ku në disa vende në Shkup patëm rreshje të shiut, mirëpo në Katllanovë ku patëm zjarre aktive, nuk pat shi. Andaj themi nëse bjen shi në vendet ku sot kemi zjarre, kjo gjë do të na ndihmonte shumë për t’i lokalizuar zjarret.”, tha drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov.
Vendi ynë tashmë tre muaj është i përfshirë nga zjarret masive për çdo dite. Numër rekord të zjarreve u evidentuan gjatë muajit gusht.
REXHEP QAMILI
