Kumanovë, nevoiten edhe tri çerdhe të reja
Gjykuar sipas interesit të prindërve nëpër çerdhet e Kumanovës ku aktualisht në listë të pritjes janë madje 420 fëmijë...

Gjykuar sipas interesit të prindërve nëpër çerdhet e Kumanovës ku aktualisht në listë të pritjes janë madje 420 fëmijë, në këtë qytet ka nevojë për madje edhe tri çerdhe të reja. Objektet e çerdhes "Angell Shajçe" aktualisht i shfrytëzojnë 1.691 fëmijë, 420 janë në listë të pritjes për pranim në çerdhe, kurse për 124 të tjerë ka vendosur komisioni pas lejes së marrurr paraprake nga këshilli i komunës, për regjistrim jashtë kapacitetit të projektuar.
“Në listën e pritjes kemi mbi 420 fëmijë për t’u regjistruar, të cilët për fat të keq nuk mund t’i pranojmë tani sepse të gjitha kapacitetet janë të plotësuara, të cilat edhe ashtu nuk i plotësojnë kërkesat e qytetarëve për shërbimet tona në komunën e Kumanovës. Këtyre ditëve kemi presion për pranimin edhe të fëmijëve të moshës shkollore, por dua të theksoj se çerdhet janë të dedikuara për fëmijët e moshës parashkollore.”, tha mes tjerash drejtoresha e çerdhes "Angel Shajçe" Kumanovë, Marina Aleksova.
Në Kumanovë ndër vite në bazë të kërkesave mungojnë edhe deri në tri çerdhe të reja. Kompetentët njoftojnë se kanë të cekura lokacione për të cilat ka interes të madh nga prindërit për ndërtimin e objekteve të çerdheve të reja, gjithashtu propozohen edhe objekte të cilat do të mundeshin të adaptoheshin në çerdhe.
FATLUM AQIFI
