Maqedoni
Përsëri në ndërprerje komunikacioni Prilep -Resnjë
23.04.2015 10:39
Për shkak të rrëshqitjes së dheut në aksin rrugor A3 Prilep - Resnjë, në qarkoren në Manastir, trafiku sërish është ndërprerë...

Automjetet riorientohen nëpër qytetin e Manastirit.
Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata.
Në komunën Kriva Pallankë është e pakalueshme rruga e fshatit Duraçka reka - fshati Drenak, në gjatësi prej 7 kilometrash.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./mia
