ISHP: 25 raste të reja me kollën e mirë
Dyfishohet numri i personave të prekur nga kolla e mirë....

Dyfishohet numri i personave të prekur nga kolla e mirë. Në javën e fundit janë raportuar 25 raste të reja me kollën e mirë, për 47,1 për qind më shumë krahasuar me javën e kaluar, bën të ditur Instituti i Shëndetit Publik. Për sa i përket qyteteve, shumica e rasteve janë raportuar në Shkup.
Mosha e pacientëve varion nga 1 muaj deri në 60 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha nën 1 vjeç. Sa i përket statusit të vaksinimit të të sëmurëve, 18 persona janë të pavaksinuar, të parivaksinuar ose me status të panjohur vaksinimi, 6 janë të vaksinuar plotësisht dhe një i vaksinuar sipas moshës. Nga rastet e reja, 5 janë shtruar në spital.
Deri më 5 shtator, në RMV janë regjistruar gjithsej,1074 raste me kollë të mirë. Bëhet fjalë për një rritje disa herë më të madhe të numrit të të sëmurëve krahasuar me pesëvjeçarin e kaluar, kur janë regjistruar gjithsej 10 raste.
