Botë

Kosovë, 34 vjet nga Kushtetuta Kaçaniku

07.09.2024 17:07

Kosovashënon 7 shtatorin, shpalljen e Kushtetutës, së njohur si “Kushtetuta e Kaçanikut”...

Kosovashënon 7 shtatorin, shpalljen e Kushtetutës, së njohur si “Kushtetuta e Kaçanikut”, me të cilën edhe formalisht e shpallën Kosovën Republikë.
 
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se dita kur është miratuar Kushtetuta e Kaçanikut është moment historik në udhëtimin e Kosovës drejt lirisë.
 
“Ky akt historik simbolizon guximin, unitetin dhe vendosmërinë e popullit të Kosovës në luftën e pandërprerë për liri e pavarësi. Në këtë ditë nderojmë vizionarët, ligjvënësit dhe patriotët që rrezikuan gjithçka për të ardhmen e Kosovës.”, ka shkruar Osmani. 
 
Sipas saj, miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut ka hodhur themelet juridike të Republikës së Kosovës dhe ka hapur rrugën drejt pavarësisë në vitin 2008.