Botë

Misioni i SHBA-së në NATO, siguria në Kosovë me rëndësi strategjike

07.09.2024 17:30

Misioni i SHBA-së në NATOkonsideron se siguria dhe stabiliteti i Kosovës dhe i Ballkanit Perëndimor...

Misioni i SHBA-së në NATOkonsideron se siguria dhe stabiliteti i Kosovës dhe i Ballkanit Perëndimor janë të një rëndësie strategjike për Aleancën.
 
Përmes platformës X, ky mision njoftoi se anëtarë të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Idahos po vendosen jashtë shtetit në mbështetje të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Ushtarët do të trajnohen në Teksas, para se t'i bashkohen Operacionit Xhoint Gardian për një vit, theksohet në njoftim.
 
“Siguria dhe stabiliteti i Kosovës dhe i rajonit të Ballkanit Perëndimor janë të një rëndësie strategjike për Aleancën”, ka shkruar Misioni i SHBA-së në NATO.