Futboll

Reali vazhdon rrugëtimin për mbrojtje titulli. Në stilin Italian, Juventus shkon tutje

23.04.2015 12:42

Real Madrid ka arritur të shënojë fitoren e parë të stinorit ndaj Atletico Madridit dhe atë në kohën kur më së shumti i nevojitej...

Një gol i vetëm i Javier Hernandezit pas asistimit nga Cristiano Ronaldo, ka vendosur fatin e gjysmëfinalistit të Ligës së Kampionëve në derbin madrilen sonte.
 
Atletico Madrid i ka bërë ballë gjithë ndeshjes Realit, por me përjashtimin e mesfushorit turk, Arda Turan, për shkak të kartonëve, ekipit të Carlo Ancelottit iu lehtësua puna dhe këtë e shfrytëzoi maksimalisht kampioni aktual i Europës, për të vazhduar rrugëtimin për mbrojtje të titullit.
 
Goli i vetëm i shënuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të zhvilluar javën e kaluar, ka mjaftuar për Juventusin që sonte të fitojë taktikisht ndaj Monacos, (pa gola, 0-0) për të siguruar gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë që prej stinorit 2002/03.
 
Monaco nuk kishte fuqi që të shënojë në portën e Gianluigi Buffonit në 90 minutat e sontme të gjysmëfinales, derisa Juventus në fund festoi arritjen për të cilën më se e ka marrë malli.