Botë

Ukraina zotohet për hakmarrje

07.09.2024 17:54

Në qytetin Poltava të Ukrainës iu dha lamtumira e fundit më shumë se 50 të vrarëve...

Në qytetin Poltava të Ukrainës iu dha lamtumira e fundit më shumë se 50 të vrarëve si pasojë e sulmeve ajrore ruse më 3 shtator. Nga sulmi në një objekt të stërvitjeje ushtarake u plagosën më shumë se 300 vetë.
 
Ndërsa familjarë dhe banorë të qytetit ishin në zi, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksyy u zotua se do të rrisë prodhimin e armëve në vend duke ndërtuar fabrika nëntokësore për t'u bërë ballë sulmeve ruse me raketa dhe dronë. Ai përsëriti thirrjet për heqjen e kufizimeve që lidhen me përdorimin e armëve perëndimore në luftën me Rusinë, duke vënë në dukje se Ukraina po zhvillon raketat e veta për të ushtruar trysni ndaj Moskës. 
 
Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se gjatë natës Rusia lëshoi 67 dronë drejt Ukrainës dhe 61 prej tyre u rrëzuan. Mbetejet e një prej dronëve u panë në një rrugë jashtë parlamentit të Ukrainës.