Botë

Tajfuni ka goditur Vietnamin

07.09.2024 18:39

Supertajfuni Yagi, stuhia më e fuqishme në Azi këtë vit, tashmë ka goditur Vietnamin...

Supertajfuni Yagi, stuhia më e fuqishme në Azi këtë vit, tashmë ka goditur Vietnamin. Stuhia ka shkaktuar erëra të fuqishme që ka mbërritur shpejtësinë mbi 200 km/h.
 
Rreth 50 mijë banorë janë evakuuar nga zonat bregdetare në Vietnam ndërsa autoritetet kanë lëshuar urdhrin për banorët që të qëndrojnë Brenda shtëpive të tyre. Shkollat janë mbyllur në 12 provincat veriore të vendit, përfshirë edhe në kryeqytetin Hanoi.
 
Super Tajfuni Yagi ka goditur për herë të dytë, të premten në mbrëmje, provincën jugore të Kinës Guangdong duke detyruar pothuajse 1 milion njerëz që të evakuohen.