Maqedoni
Paarashikimi i motit
08.09.2024 11:11
Këtë të diel, orët e paradites mbeten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta...

Këtë të diel, orët e paradites mbeten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë territorin e vendit, por orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin ku më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat e mëngjesit, por mesdita do të mbetet me vlera konstante duke u luhatur nga 11°C vlera më e ulët deri në 33°C vlera më e lartë në rang territori.
Në Shkup moti me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët verilindore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 17°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 33°C.
