Maqedoni
“Balancuesi”, Minçev: Zbatohet zgjidhja ligjore aktuale
08.09.2024 13:55
Mekanizmi i “Balancuesit” do të mbetet në fuqi derisa nuk gjindet zgjidhje tjetër më cilësore ligjore....

Mekanizmi i “Balancuesit” do të mbetet në fuqi derisa nuk gjindet zgjidhje tjetër më cilësore ligjore. Kështu u shpreh ministri i administratës publike Goran Minçev në intervistën e dhënë për “Radio Evropën e Lirë”. Minçev nuk ka dyshime se “Balancuesi” në të kaluarën është keqpërdorur për punësime nga shumë etni. Madje vlerëson se ai nuk e ka dhënë rezulatin e duhur, mirëpo pavarësisht kësaj, derisa nuk gjindet zgjidhje tjetër ligjore, “Balncuesi” mbetet në fuqi. Ndërkohë, thotë Minçev do të krëkohen modalitete për të shfuqizuar ose zëvendesuar atë.
“Në këtë moment nuk mund të spekulojmë, edhe pse në raportin e skriningut të Bashkimit Evropian nga viti 2023 është shënuar se qëllimi i balancuesit për të cilin është krijuar praktikisht nuk është arritur dhe përmbushur, pra se balancuesi po keqpërdoret. Tashmë kam thënë se në të kaluarën Blancuesi ka qenë subjekt i keqpërdorimeve, pra kemi raste kur maqedonasit janë shkruar si shqiptarë, shqiptarët janë shkruar si maqedonas, pjesëtarë të bashkësive të tjera etnike, që do të thotë se Balancuesi praktikisht tashmë po e humb qëllimi për të cilin është krijuar.”, u shpreh ministri i administratës publike Goran Minçev.
Minçev: Heqja eventuale, objekt diskutimi
Kjo Qeveri është e fokusuar dhe e përkushtuar për të bërë reforma rrënjësore në administratën shtetërore dhe publike, tha Minçev duke theksuar se ka institucione të cilat kanë numër të madh të të punësuarëve, e që praktikisht vetëm 30 apo 40 për qind prej tyre kryejnë detyrat e tyre të punës.
“Reformat në administratën publike kanë filluar, ne kemi hyrë në një proces debati për disa ligje, por ai proces duhet të jetë mirë, cilësor dhe gjithëpërfshirës, në të cilin do të përfshihen të gjitha institucionet që u takon. Shpresoj se në një periudh shumë të shpejtë do të vijojnë procse të forta të reformave, që do të preantohen edhe në opinion.”, tha Minçev.
Minçev nuk precizoi nëse në të ardhmen planifikohet të bëhet shkurtim i numrit të të punësuarëve në administratë.
REXHEP QAMILI
